Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar rreth një mijë amendamente për propozim-Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
E kjo do t’i lejë rreth 100 mijë qytetarë pa legalizuar objektet e tyre, thonë nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve. Ministri Goran Sugareski tha se VMRO-DPMNE me qëllim po i stopon dhe zvarrit proceset, e kjo sipas tij më së miri shihet në bllokimin e ligjeve me çka po i bëjnë dëm qytetarëve.
Sipas Sugareskit opozitarja VMRO po pret shpërbërjen e Kuvendit për ta votuar këtë ligj. Ky ligj parasheh ndërprerjen e uzurpimit dhe qytetarët të kenë legalizimi për shtëpitë e tyre, shtoi ai. Ndërkaq Sugareski edhe apeloi deri te deputetët e VMRO-së që ta votojnë sa më parë ligjin.