Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot kanë kryer ekspertizë në aktivitetet ndërtimore për rejabilitim të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë.
Gjashtë kilometrat e para të rrugës tashmë kanë përfunduar me projektin paraprak, ndërsa momentalisht punohet në 32 kilometra asfaltim i rrugës.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sugareski shprehu kënaqësi nga dinamika e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vend. Në Kumanovë, theksoi ai, punohet intensivisht në më shumë akse, një pjesë e të cilave ka përfunduar, si Kunanovë-Opajë, por edhe rrugët shtetërore dhe magjistrale rreth Kumanovës.
Në të gjitha bazat, tha ministri Sugareski, në Kumanovë investohen rreth 60 milionë euro, pjesë në infrastrukturën komunale, projekte që realizohen përmes ministrisë.
“Atë që në fillim e kemi paralajmëruar, ajo realizohet, në mbarë vendin punohet në pjesën e përmirësimit, rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vend. Momentalisht punohet në mbi 550 kilometra rrugë në vend, kjo është e dukshme”, deklaroi Sugareski.
Ai tha se është parashikueshme që të rikonstruktohen edhe 450 kilometra në mbarë vendin dhe deri në fund të sezonit prite përmes ndërmarrjes publike, në baza të ndryshme, linja kreditore dhe mjete burimore përmes “Rrugëve të Maqedonisë”, tërësisht të përmirësohet infrastruktura rrugore dhe të sigurohet transport më i shpejtë dhe më i sigurt për qytetarët.
Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Kitanov deklaroi se këto rrugë nuk janë rikonstruktuar pesëdhjetë vite.
Afati për rikonstruksion është parashikuar deri në pranverë, por kryerësit e kanë informuar kompetentët se tërësisht 42 kilometra do të kryhen më herët.
Kitanov theksoi se rreth Kumanovës rehabilitohen rreth 100 deri në 120 kilometra, rrugë rajonale, mes tyre rruga Kumanovë-Opajë ka përfunduar dhe pritet të vendoset sinjalizim, 10 kilometra nga Pelince-Nagoriçane kanë përfunduar, ndërsa deri në fund të muajit do të ndërtohen pesë kilometrat shtesë deri në vendkalimin kufitar.
Punohet edhe në rrugën Kumanovë-Nigushtak, ka filluar rikonstruimi në Rankovcë-Kriva Pallankë, nga fundi i muajit gusht, paralajmëroi Kitanov, do të përfundojë tenderi dhe do të fillojë të punohet Stracin-Rankovcë, ndërsa nga periudha shtator-tetor do të fillojë të punojë edh rruga Kumanovë-Stracin e cila zbatohet përmes IPA dhe do të përfundojë në pajtim me kushtet kohore.
“Tërësisht do të përfundojë edhe pjesa nga Kumanova deri në Kriva Pallankë dhe pjesa nga Kumanova deri në Shën Nikollë dhe siç përmenda edhe rruga Opajë-Nigushtak, Mateç-Likovë do të përfundojnë këtë sezon ndërtimor”, deklaroi Kitanov.
Ai paralajmëroi se do të rikonstruohen edhe urat të cilat nuk janë rehabilituar me dekada të tërëa, duke përmendur se për momentin procedura e tenderit vijon për urat në Pçinja në Dobroshan dhe tek Dragomance.
Kryetari i komunës së Kumanovës, Dimitrievski u falënderua për investimet kapitale nga shteti, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.
“Kumanova investime të tilla nuk ka pasur shumë kohë, ky është një prej dëshmive se Maqedonia po i detyrohet Kumanovës përmes Qeverisë dhe njëherit i inkurajoj që të vazhdojnë kështu”, deklaroi Dimitrievski.
Ai i falënderoi edhe kontraktuesit, sepse punojnë shpejtë dhe nuk bëjnë ngecje në komunikacion.
Dimitrievski potencoi se intensivisht ndërtohet rruga në korridorin për hekurudhën, e cila kalon nëpër qytet, se janë rikonstruuar dy urat, ndërsa ende po rehabilitohet ura para hyrjes në lagjen “Pero Çiçi”. Ai apeloi te qytetarët të kenë durim për ngecjen e kontrolluar në komunikacion, sepse po kryhet një projekt kapital.