Sulm me bombë gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez (VIDEO)

Sulm me bombë gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez (VIDEO)

Gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez Rami el-Hamdallah në Rripin e Gazës ka ndodhur një shpërthim.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez Hamdallah në Gaza është dëgjuar fillimisht një shpërthim dhe më pas të shtëna armësh. Ndërkohë bëhet e ditur se në incident nuk ka të vrarë apo të plagosur.

+ VIDEO/ Sulm me bombë gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinez

+ VIDEO/ Sulm me bombë gjatë kalimit të autokolonës së kryeministrit palestinezhttp://www.almakos.com/sulm-me-bombe-gjate-kalimit-te-autokolones-se-kryeministrit-palestinez-video

Opublikowany przez Almakos.com 13 marca 2018

Hamdallah i cili këtë mëngjes ka mbërritur në rripin e Gazës në një vizitë të shkurtër thuhet se ai shoqërohet nga kreu i shërbimeve inteligjente të Palestinës Maxhid Faraj.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës, WAFA njofton se Hamdallah gjatë vizitës së tij në Rripin e Gazës ka shpëtuar pa marrë ndonjë plagë, transmeton AA.

Burimet e Ministrisë së Brendshme në Rripin e Gazës pretendojnë se shpërthimi ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të gomës të njërit nga automjetet e autokolonës.

Ndërkohë që Administrata palestineze ka pretenduar se Hamas është përgjegjës për shpërthimin në fjalë.