Sulmi në hotelin në Tushemisht/ Gjykata lë në burg Ilir Berberin

Sulmi në hotelin në Tushemisht/ Gjykata lë në burg Ilir Berberin

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Ilir Berberi, i cilësuar si një nga organizatorët e sulmit ndaj hotelit në Tushemisht pak ditë më parë



Berberi dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me personat e tjerë të përfshirë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Mucollari.

Kujtijmë se, Ilir Berberi u arrestua pak ditë më parë i fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës, bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Mësohet se Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi, të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.