Sulmi në tru, sinjalet që dërgon trupi

Sulmi në tru, sinjalet që dërgon trupi

Sulmi në tru, sulmi cerebrovaskulare, goditja në tru ose apopleksia është ndërprerja e funksionimit të grupeve të caktuara të qelizave të trurit për shkak të mungesës së materieve ushqyese dhe / ose oksigjenit.

Mungesa e këtyre materieve paraqitet si rezultat i çrregullimit të qarkullimit të gjakut për shkak të bllokimit të enëve të gjakut ose për shkak të spërkatjes dhe hemoragjisë së gjakut në indin e trurit, shkruan Panacea.

Meqenëse qelizat e trurit kanë mungesë rezervasht të materieve ushqyese dhe oksigjeni, ato mund të degradohen që klinikisht manifestohet nga çrregullimi ose dështimi i atyre funksioneve për të cilat ata janë përgjegjëse.

Si rezultat i sulmit në tru, zona e prekur e trurit nuk mund të funksionojë, duke rezultuar që personi të mos jetë në gjendje të lëvizë një ose më shumë pjesë të trupit të prekur, vjen deri te pamundësia për të kuptuar dhe për të folur ose formulimit të fjalëve, humbja e shikimit në njërën anë të zonës së shikimit.

Zakonisht shoqërohet me presionin e gjakut, çrregullime të metabolizmit për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimit, pasojave të pirjes së tepërt të duhanit dhe stresit. Sulmi në tru i prek si burrat ashtu edhe gratë, por vdekshmëria është më e lartë te gratë.

Është e vështirë të zbulohet në kohën e duhur, por trupi jep sinjale të caktuara si paralajmërim.

– Tension i lartë i gjakut;

– Mpirje në qafë;

– Kokëdhimbje të forta;

– Paralizë në njërën anë të trupit;

– Probleme me qafën dhe të folurit;

– Lodhje e papritur;

– E keni të vështirë të lëvizni ose që t’i ngrini duart;

– Marramendje dhe dobësi të përgjithshme.

Interesant është fakti që gratë kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë sulm në tru sesa sulm në zemër, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është më e lartë.

TAGS