Sulmon ish-bashkëshorten në Prizren, arrestohet

Një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator rreth orës 02:00, në Prizren.

Sipas raportit policor, viktima pas sulmit ka marr tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

TAGS