Super Holanda përmbys Gjermaninë, ‘thrilleri’ i 6 golave i takon ‘Tulipanëve’

Super Holanda përmbys Gjermaninë, ‘thrilleri’ i 6 golave i takon ‘Tulipanëve’
22:34 | 6 Shtator 2019

‘Thrilleri’ 90 minutësh i ‘Volksparkstadion’ i ka takuar kombëtares së Holandës.

Holanda ka arritur të shënojë një fitore të madhe në udhëtimin e saj në Gjermani, duke triumfuar me rezultatin 2:4, raporton lajmi.net.

Serinë e golave në këtë përballje tejet interesante e hapi anësori i Gjermanisë, Serge Gnabry, kur po luhej minuta e 9’ e takimit.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të shënuar,  pra me epërsinë minimale të ‘Panzerëve’.

45 minutëshi i dytë ishte ai që dhuroi emocione të jashtëzakonshme, duke treguar edhe katër gola të tjerë.

Ishte fillimisht mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ai që barazoi rezultatin në 1:1, kur luhej minuta e 59’e takimit.

Kurse, në minutën e 66’, Jonathan Tah shënoi në portën e tij, për përmbysjen e Gjermanisë, raporton lajmi.net.

Gjermania e Loë reagoi shumë shpejtë dhe riktheu përsëri balancat në lojë, duke barazuar nga penalltia me anë të Toni Kroos. Por, drama nuk morri fund këtu.

Holanda gjeti forcat për të shënuar edhe dy herë, fillimisht në minutën e 79’, me anë të debutuesit Donyell Malen, kurse pastaj edhe me Gini Wijnaldum në minutën e 91′.

Goli i Malen dhe ai i Wijanldum i siguruan ‘Tulipanëve’ tri pikë shumë të vlefshme për rrugëtimin drejt Euro 2020. Pas kësaj ndeshje, Holanda e Ronald Koeman numëron 6 pikë në tri ndeshje, kurse Gjermania ka 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura. /Lajmi.net/

TAGS