Super-ndeshje në NBA, veçohet Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers

Super-ndeshje në NBA, veçohet Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tifozët e basketbollit në përgjithësi e të NBA në veçanti, do të kenë çka të shikojnë.

Përballje si ajo mes Indiana Pacers e Minnesotas apo ajo ku ndeshen Oklahoma e Miami Heat pritet të sjellin spektakël, e padyshim se “qershia mbi tortë” do të jetë dueli mes Dallas’it dhe Portland’it.

Ylli 20 vjeçar i Dallasit që po shkëlqen në këtë pjesë të parë të sezonit, duke u renditur i pari në ranglistën e statistikave sa i përket “triple-double”, slloveni Luka Doncic, do të mundohet që ta ndihmojë skuadrën e tij kundër asaj të fantazistit Damian Lillard.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, por ajo që është e rëndësishme, atmosfera dhe duelet e zjarrta pritet të jenë temë kryesore.

Më poshtë të gjitha ndeshjet që janë në program.

MEDIAL.mk