Superliga vazhdon sot dy ndeshje

Superliga vazhdon sot dy ndeshje

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria – Trepça’89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.

Nga ana tjetër, në pasditën e sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit.

FC Prishtina do të përballet me Drenicën, derisa në Brestovik, Besa e Pejës e pret Ballkanin.

FC Prishtina në krye me trajnerin Zekirija Ramadani si dhe prurjet e reja këtë verë, synon ta nis edicionin e ri me fitore kundër skuadrës nga Skënderaj.

Por, edhe Drenica do të mundohet në kryeqytet që t’i marrë pikë kryeqytetasve.

Nga ana tjetër, Besa e Pejës, tre-herë kampioni i Kosovës, do ta presë Ballkanin në stadiumin me bar sintetik në Brestovik.

Ballkani është ndër skuadrat më të përforcuara këtë afat, andaj është favorit për të ngadhënjyer sot.

Ndërkaq, Besa e Pejës ka prezantuar dje (e premte) skuadrën dhe trajnerët e ri, dhe pritet të jetë “arrë e fortë” sivjet.