Superylli i Bayern nuk e dëshiron qëndrimin në Bundesligë

Superylli i Bayern nuk e dëshiron qëndrimin në Bundesligë
12:28 | 7 Maj 2019

James Rodriguez do të largohet nga Bayern Munich këtë verë kur kontrata dy-vjeçare e huazimit do përfundojë, sipas një burimi të afërt me kolumbianin.

27-vjeçari ka vuajtur vazhdimisht në Gjermani, duke bërë vetëm 20 paraqitje për skuadrën e Niko Kovac.

Gjiganti i Bundesligës ka opsionin e blerjes në fund të sezonit, me marrëveshjen që mund të kushtojë rreth 36 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Por sipas EPSN, Rodriguez ka vendosur që të largohet nga ‘Allianz Arena’ dhe të provojë sërish rikthimin te Real Madrid.

Edhe te Los Blancos vendi i tij nuk është i sigurt, pasi në stol është Zinedine Zidane, njeriu që e largoi atë drejt Bayernit në vitin 2018.

Megjithatë, anësori është i destinuar të kërkoj më shumë minuta në fushë dhe lëvizja në Spanje duket se është e duhura për të. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS