Supremja për një vit kreu 1.271 lëndë

Tash esht Koha

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme kanë ngritur një varg shqetësimesh sa i përket ardhjes së lëndëve në këtë gjykatë nga instancat më të ulëta gjyqësore, duke pasur vërejtje në renditjen kronologjike të lëndës, në moskompletimin e lëndës, mosrespektimin e dygjuhësisë etj.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot është mbajtur kolegjiumi i parë për vitin 2019, me gjyqtarë të gjykatës, gjatë të cilit, është prezantuar Raporti Vjetor i Punës për vitin 2018 dhe është caktuar orari vjetor për vitin 2019-të.

Kryetari Peci ka prezantuar para gjyqtarëve statistikat lidhur me lëndët e përfunduara, duke sqaruar njëkohësisht se krahasuar me vitin paraprak, gjatë vitit 2018, ka pasur një rritje të lehtë të ardhjes së lëndëve në gjykatë. “Po ashtu, ka pasur një ngritje të efikasitetit, pasi gjatë vitit 2018 janë kryer 1.271 lëndë, ndërkaq janë trashëguar për vitin 2019 vetëm 100 sosh”.

Sipas komunikatës, gjatë takimit, përveç caktimit të orarit vjetor të punës, gjyqtarët kanë ngritur një varg shqetësimesh sa i përket ardhjes së lëndëve në Gjykatë Supreme nga instancat më të ulëta gjyqësore, duke pasur vërejtje në renditjen kronologjike të lëndës, në moskompletimin e lëndës, mosrespektimin e dygjuhësisë etj., për të cilat shqetësime, kreu i Supremes u zotua se do të ju drejtohet kryetarëve të gjykatave me qarkore, për të shmangur këto praktika.

Gjatë ditëve në vijim, dega penale dhe ajo civile e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, do të takohen ndaras për të diskutuar lidhur me kërkesat e pranuara nga kryetari për dhënie të mendimeve juridike, të cilat pritet të aprovohen në seancën e radhës. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS