Surpriza e së premtes, ҫfarë duhet të bësh në ditën më të lumtur të javës

Surpriza e së premtes, ҫfarë duhet të bësh në ditën më të lumtur të javës

Në ndryshim nga ajo që njihet nga të gjithë si e Hëna Blu ose dita që të shton ankthin e një jave të gjatë, e kundërta ndodh kur është fjala për fundjavën.

Quhet ndryshe ‘Weekend Effect’ (efekti fundjavë ai që i bën njerëzit më të lumtur, duke filluar që nga e premtja e për të vazhduar deri të dielën në mbrëmje, kur fillon “efekti e hënë”.

Kështu, nga studimet e fundit të kryera me këtë rast, është pikërisht E PREMTJA dita më e lumtur e javës.

Një studim i disa viteve më parë, i cili pati si objekt punonjës që nga sekretaret e thjeshta deri tek fizikantët apo avokatët, njerëz me eksperienca të ndryshme jete, me rutinë të ndryshme, jetë vitale apo edhe më pak të tillë, rezultoi se të gjithë binin dakord në një pikë: periudha e tyre e lumtur fillon që nga e premtja deri të dielën në mbrëmje.

Studimi i kryer në vitin 2010 u publikua në “Journal of Social and Clinical Psychology”.

Pjesëmarrës në të ishin grupe të ndryshme moshash, punëtorë në kompani të ndryshme private dhe shtetërore.

‘Weekend effect’ ishte i pranishëm tek të gjithë.

Pavarësisht punës që bëjnë, fundjava është ajo që i bën njerëzit më të lumtur deri në masën 11 për qind, sipas studimit.

Në studim morën pjesë më shumë se 74 të rritur, nga mosha 18 deri 62 vjeҫ, të cilët punonin 30 orë në javë (jo më shumë se kaq).

Për tri javë me radhë, pjesëmarrësit përshkruanin ndjesitë e tyre tri herë brenda ditës: në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje.

Për ҫdo faqe, ata plotësonin një sektor pyetjesh të veҫanta, i cili u kërkonte të përshkruanin aktivitetin e ditës, duke vendosur edhe pikët përkatëse për ndjesitë, si lumturia, kënaqësia, por edhe ankthi, lodhja apo depresioni.

Po ashtu, edhe simptoma të tilla që shkaktohen nga stresi si dhimbje koke, problemet me sytë, takikarditë etj.

Në fund, rezultoi se të dyja gjinitë, femrat dhe meshkujt, ndihen më mirë në fundjavë, mendërisht dhe fizikisht – duke filluar që nga e premtja.

Ndihen më mirë në këtë periudhë të javës, pavarësisht sa para kanë fituar, sa orë kanë punuar apo sa kapacitet profesional kanë arritur.

Po ashtu, të gjithë ndihen më mirë në fundjavë, pavarësisht moshës, të qenit single, të martuar, të divorcuar etj.

“Punonjësit, edhe ata me status të lartë shoqëror dhe interesa të larta, janë të gjithë më të lumtur në fundjavë”,- thotë autori i studimit Richard Ryan, profesor psikologjie në Universitetin e Rochester-it.

“Studimet tona zbuluan se sa e rëndësishme është për njerëzit koha e lirë dhe sa mirë i bën ajo shëndetit mendor të ҫdo individi”, – shton Ryan.

Ndër të tjera, studiesit japin edhe disa këshilla që ta shpërndash lumturinë në ditën më të lumtur të javës.

Kështu, sipas tyre:

Organizo gjithmonë një orë në ditë për të bërë gjërat që të pëlqejnë

Bëj diҫka ҫdo ditë që të shkëput për pak orë nga puna

Largoju vazhdimisht vendit të punës për disa minuta (drekë, pasdite për ҫaj)

Dëgjo muzikë gjatë kohës që ndihesh e lodhur

Bëj një telefonatë një mikeshe në një moment të caktuar

Aktivitet fizik sa më shumë

Ushqim i mirë

Kalo kohë me fëmijë etj.

TAGS