Synohet shkëmbimi Dybala – Eriksen

Synohet shkëmbimi Dybala – Eriksen
19:00 | 12 Shtator 2019

Tottenham dhe Juventus mund të kryejnë një prej lëvizjeve më të mëdha në merkaton e ardhshme.

Christian Eriksen është lojtari i fundit në listën e dëshirave të Juventus, kurse gjatë verës, Spurs ishin afër transferimit të Paulo Dybala, ky i fundit që tashmë është i panevojshëm në ‘Allianz Stadium’.

Tottenham po e konsideron të nis një ofertë për shkëmbimin Christian Eriksen – Paulo Dybala, gjatë muajit janar, raporton ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Eriksen kërkohet edhe nga Real Madrid, por duket se aty është vetëm si alternativë e Pogba, kështu që Juve mund të shfrytëzoj situatën.

Danezi është në muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Zonjën e vjetër’, dhe ai mund të jepet si pjesë këmbimi për Dybala.

Cila skuadër mendoni se do të dilte fituese nga ky shkëmbim i mundshëm? /Lajmi.net/

TAGS