Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Syrija Rashiti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një pres konferencë në lidhje me Raportin e Transarency International për korrupsionin në vend, shkruan Almakos.
Në vazhdim, në mënyrë integrale po ua paraqesim tekstin nga pres konferenca e sotme:
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, dje patëm rastin të shohim raportin e TransparencyInternational lidhur me nivelin e korrupsionit,fatkeqësisht vendi ynë ka rënie dhe kjo për shkak të dështimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Për fat të keq vendi ynë sot radhitet bashkë me Mongolinë për nivelin e luftës kundër korrupsionit,qytetarët e Maqedonisë së Veriut më një mbështetje aq të madhe të integrimit të vendit në EU,nuk e meritojnë një qeverisje të këtillë.
Aleanca për Shqiptarët në mënyrë permanente ka reaguar dhe kemi bërë thirrje organeve kompetente për të reaguar, por zëri ynë ka hasur në vesh të shurdhër nga ana e institucioneve,sidomos atyre ndjekëse dhe hetuese.
Konstatimet e Aleancës për Shqiptarët plotësisht përputhen edhe me vërejtjet e Transparency International siç janë :
1.Shpërdorimii burimeve shtetërore për qëllime elektorale.
- Konflikte interesi.
3.Ndikimi i fortë politik mbi institucionet e mbikëqyrjes.
- Pavarësia gjyqësore e pamjaftueshme.
- Liria e kufizuar e mediave
6.Kapja e shtetit dhe përqendrimi i pushtetit në duar private
Të gjitha këto probleme dhe dështime të kësaj qeverisje të ”diktaturës hibride” Zaev-Ahmeti dhe të regjimit kaluar Gruevski-Ahmeti, mbeten sfida për qeverinë e re 2020-2024.
Ne si Aleancë për Shqiptarët të gjitha këto probleme i kemi notuar dhe në programin tonë zgjedhor kemi paraparë masa konkrete për zgjidhjen e tyre,masa për të cilat do të njoftoheni kur të publikojmë programin zgjedhor i cili është në përfundim e sipër./Almakos/