Ta ndihmojmë Egzon Kryeziun

Ta ndihmojmë Egzon Kryeziun

Familjarët e Egzon Kryeziut kanë kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e djalit të tyre 27  vjeçar, i cili tash e pesë muaj është pa vetëdije dhe gjendet në kujdesin intensiv në spitalin e Stambollit në Turqi.

Egzon Kryeziu ishte aksidentuar me datën 29.12.2018 në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lëndime të shumta.  Për shërimin e tij kërkohen mjete të shumta financiare e të cilat janë të papërballueshme për familjen. Deri tani shpenzimet për shërimin e tij kanë arritur në vlerë prej 114.000 euro, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat se si mund ta ndihmoni të riun Egzon Kryeziun:

TAGS