Tableta kundër sëmundjes së Alzheimerit shumë shpejt do të dalë në treg

Tableta kundër sëmundjes së Alzheimerit shumë shpejt do të dalë në treg
Tash esht Koha

Trajtimi i parë, i cili ka për qëllim ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, shumë shpejt mund të dalë në treg, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Kompania e barnave Biogen, ka thënë se barnat kundër Alzheimerit janë gati dhe shumë shpejt pritet që të dalin në treg. Sipas kësaj kompanie studimi i bërë me 3.000 persona me sëmundjen e Alzhimerit ka rezultuar i suksesshëm, pasiqë pacientët pas trajtimit me këto barna, kanë pasur një ngadalësim të dukshëm të kësaj sëmundjeje.

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje progresive, e cila prekë me miliona njerëz rreth gjithë botës. Edhe pse ekziston një numër i madh i barnave, që kanë për qëllim zbutjen dhe kontrollimin e simptomave të kësaj sëmundjeje, gjithsesi asnjë lloj trajtimi ende nuk është aprovuar.

Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë: probleme me kujtesën, ndryshime të sjelljes, vështirësi në të folur dhe simptoma të tjera, të cilat me kohë mund të përkeqësohen. /Express

Tash esht Koha
TAGS