Tahiri për Brovinën: Gabimi i saj është spontan, ajo si aktiviste ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit

Tahiri për Brovinën: Gabimi i saj është spontan, ajo si aktiviste ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se pavarësisht gabimit që ka bërë deputetja Flora Brovina me puvlikimin e një fotografie që autenticiteti i saj nuk qëndron, ajo është rrëfimi i përbashkët i një aktivisteje që ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se Brovina ka qenë dhe është njëra ndër gratë e spikatura të shoqërisë tonë që i ka rezistuar dhe iu ka kundërvënë dhunës sistematike të regjimit serb të Millosheviqit.

“Flora Brovina ka qenë dhe është një ndër gratë e spikatura të shoqërisë tonë që i ka rezistuar dhe iu ka kundërvënë dhunës sistematike të regjimit serb të Millosheviqit. Pasioni i saj për të demaskuar dhunën shtetërore të Serbisë mbi civilët shqiptarë, mbi gratë, pleqtë dhe fëmijët, i ndjekur edhe nga veprimet e saj në ndihmë familjeve dhe nënave para dhe gjatë kohës së luftës, e ka bërë Florën pjesë të pandashme të brezit të njerëzve të veçantë të historisë sonë më të re.
Ishte pikërisht ky pasion i saj për t’i kontribuar dëshmisë mbi krimet serbe në Kosovë, nxitja që e shtyu për të publikuar një dëshmi për këto krime, e pavetëdijshme se autenticiteti i kësaj dëshmie nuk qëndron.

Pavarësisht këtij gabimi tërësisht njerëzor dhe spontan, nuk mund të harrojmë se Flora Brovina është rrëfimi ynë i përbashkët, i një aktivisteje që ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit dhe viktimë e tij”, ka shkruar në Facebook, Abelard Tahiri./Telegrafi/

TAGS