2 Mars 2019 / 10:54
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë, Jorgos Katrugallos, sot do të realizojnë takim në margjinat e Forumit ekonomik, që mbahet në Delfi, Greqi.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike, dje publikoi se fokusi i takimit Damitrov – Katrugallos do të vendoset në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe në problemet teknike dhe praktike që për çdo ditë paraqiten gjatë zbatimit.
Në ditën e parë të pjesëmarrjes në Forumin ekonomik, ministri i Punëve të Jashtme ka mbajtur fjalim, ndërsa ka realizuar edhe disa takime bilaterale.
Në fjalimin e tij, Dimitrov tha se “mund të jemi krenarë në atë që e kemi arritur sot dhe bota të thotë se lajme të mira vijnë nga Ballkani dhe se nuk ka asgjë më natyrore se ajo që dy vendet tona të jenë miq, të jenë afërta dheta hapin ardhmërinë”.
Loading…