S A 2019-04-16T08:16:33+02:00
Kënaqësi nga trendi i rritjes me të cilin zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, sipas parimeve të Marrëveshjes së Prespës dhe komunikimi i intensifikuar bilateral mes të të dyja vendeve ishte shprehur sot në takimin e sotëm të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për diasporën greke, Terens Nikollaos Kuik, i cili gjendet për vizitë dyditore në vend.
Siç kumtoi MPJ, në takim bashkërisht ishte konstatuar se vizita historike e kryetarit grek të Qeverisë, Aleksis Cipras dhe marrëveshjet e nënshkruara, shënojnë hap para në konkretizimin e bashkëpunimit, veçanërisht ai në plan ekonomik dhe lidhja ndërkufitare.
“Ministri Dimitrov e transmetoi falënderimin për mbështetjen nga Greqia për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, duke theksuar se me besim të përbashkët dhe vullnet, mund të zgjidhen të gjitha çështjet të cilat i prekin të dyja shteteve”, qëndron në kumtesën.
Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Kuik ishte pritur edhe nga kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, ministri pa dikaster përgjegjës për Diasporë, Edmond Ademi dhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, theksojnë nga MPJ
Loading…