Sali Murati i dërgoi ftesë kryetarit të Këshillit Kushtetues të Francës, z. Loren Fabius për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e potencoi gatishmërinë për kontakte më të shpeshta dhe shkëmbim të mendimeve dhe përvojave midis të dyja gjykatave kushtetuese.
“Në një afat sa më të shkurtër kohor, Gjykata Kushtetuese do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për kthimin e Gjykatës Kushtetuese si anëtare në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese të cilat e përdorin gjuhën frënge (АCCPUF)“”, theksoi kryetari Murati, që ishte përshëndetur nga ambasadori Timonie.
Në interes të ambasadorit, kryetari Sali Murati e njoftoi me sfidat me të cilat po përballet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat ndikojnë jo vetëm në kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese por edhe të aktiviteteve të përditshme.
“Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërmarrë vendin i cili i takon në rendin tonë kushtetues-juridik. Për këtë qëllim nevojitet që Gjykatës Kushtetuese t’i sigurohet pavarësi financiare dhe administrative, të avancohet statusi i Gjykatës dhe të gjyqtarëve kushtetues, si dhe të Shërbimit profesional të Gjykatës, të aktualizohet nevoja në vendosjen e padisë kushtetuese me çfarë do të rritet korpusi i të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat do të jenë në mbrojtje gjyqësore kushtetuese” – theksoi kryetari i Gjykatës, Sali Murati.
Nevoja për reforma të këtilla nuk është vetëm vlerësim i Gjykatës Kushtetuese, por nevoja e është notuar edhe në raportet e Bashkimit evropian dhe ekspertëve të saj., Komisioni i Venecias dhe të analizave të tjera ndërkombëtare të ekspertëve”, theksoi kryetari Murati, duke shtuar se “këto janë parakushtet për rritjen e kredibilitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe rritjen e besimit të qytetarëve në të”.
Ambasadori Timonie dërgoi urime për zgjedhjen e Sali Muratit për kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndeti angazhimet e paralajmëruar dhe aktivitetet e planifikuara të cilat duhet të zhvillohen drejt rritjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese si institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili duhet të sigurojë sundim të së drejtës dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. “Franca është e gatshme si edhe në segmentet e tjera t’i mbështesë edhe reformat e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presim shumë nga Gjykata Kushtetuese sepse morëm shumë nga Këshilli Kushtetues të Francës i cili ka rol të madh në gjyqësi dhe në liberalizim dhe duhet të mbetet gjithmonë “plastik” të modelohet dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në një kornizë të qëndrueshme, por njëkohësisht duke i respektuar normat ligjore. Në këtë moment në Evropë po bëhen ndryshime të mëdha, si për shembull, publikimi i non pejperit (Non-paper) të Francës ku rekomandohet si bazë e zgjerimit të jetë shtet ligjor me vend qendror në këtë dokument për të cilin nevojitet përfshirje e të gjitha institucioneve për një bashkëpunim të vetëm” – theksoi ambasadori Kristian Timonie
Gjykata Kushtetuese