Alsat 2019-03-28T09:29:15+01:00
Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës sot do të mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së.
Takimi është caktuar në ora 18 në Ministrinë e Drejtësisë.
Dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.