Masat që pushteti qendror planifikon t’i realizojë në drejtim të përmirësimit të ofertës së përgjithshme turistike ishin pjesë e temave për të cilat sot diskutuan ministri
i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari i Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski dhe përfaqësues të hotelierëve nga riviera e Ohrit-Strugës.
Ministri Bekteshi tha se këtë vit shënohet rritje e numrit të turistëve dhe bujtjeve në gjithë vendin, e sidomos në qytetet e Strugës dhe Ohrit.
“Vitin e kaluar e përmbyllëm me afro 1 milion turistë dhe me 2.7 milion bujtje. Në kuartalin e parë të këtij viti kemi 227.000 turistë me afro 470.000 bujtje, dhe duke pasur parasysh se dy kuartalet kryesore veç më janë në vijim, presim që numri prej 1 milion turistëve të tejkalohet. Në Strugë kemi dyfishim të numrit të turistëve dhe bujtjeve, ndërsa në Ohër një rritje shumë të kënaqshme”, deklaroi Bekteshi.
Kryetari i Ohrit Jovanovski tha se sezoni turistik është shumë i suksesshëm dhe se kapacitetet e hotele janë të mbushura plotësisht.
“Neve i kemi kapacitetet e përmbushura, ajo që biseduam me ministrin Bekteshi ēshtë çfarë të ndërmarrim që ti plotēsojmē kapacitet jashtë sezonit”, deklaroi Jovanovski pas takimit. Kryetari i Shoqatës së hotelierëve HOTAM, Bllazhe Kërstevski the se është i kënaqur me mbështetjen që kanë nga pushteti lokal dhe ai qendror. “Hotelet punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa ai shoqatë
Data 26.04.2024
Aktuale
- “Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit”
- Strumica, kampion i Maqedonisë së Veriut për herë të 11-të
- Raporti i DASH-it, juristi “zbulon” çka i mungon Kosovës/ Kjo gjë mund ta luftojë korrupsionin
- Babai në Prishtinë e sulmon fizikisht vajzën e tij, 21-vjeçarja e denoncon në Polici
- SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
- Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
- Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni
- Dënuan molotovin te Bashkia e Tiranës, edhe Tabaku kundër ambasadave perëndimore: Nuk na votojnë ata