Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Paris, Republika e Francës, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës, të organizuar nga UNESKO-ja, realizoi takim pune edhe me ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Në takim, ministrat i theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, gjë që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për Bashkëpunim Kulturor për periudhën 2015-2020.
U theksua se me hapjen e qendrave informative kulturore në të dyja vendet, me seli në Shkup dhe Tiranë, do të mundësonte informimin me kohë të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore në të dyja vendet. U theksua se është i nevojshëm angazhim më i madh nga të dyja palët për të gjetur një hapësirë të përshtatshme përfaqësuese për funksionimin e qendrave.
Në takim, ministrat e Kulturës e nënvizuan edhe bashkëpunimin e mirë në të gjitha veprimtaritë e kulturës, si dhe aktivitetet dhe vizitat e shumta të realizuara të artistëve në të dyja vendet. Ata arritën në përfundimin se ekziston një bashkëpunim i mirë edhe në planin multilateral. U theksua edhe rëndësia e nominimit të pranuar për shtrirjen e së mirës së mbrojtur të Rajonit të Liqenit të Ohrit edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, me çka kjo e mirë e mori statusin e trashëgimisë botërore tejkufitare.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Aksident në Tetovë, lëndohet një person
- Dhëndëri tentoi ta vriste ish-vjehrrin në Dragash për shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij
- “Qeveria e Maqedonisë së Veriut është bërë si agjenci turistike”/ Trendafilov: Punëtorët nga Nepali shfrytëzojnë transportin deri në Prilep, pastaj ia mbathin në Gjermani
- Qoku: BDI të shkoj në opozitë, të pastrohet nga krimi
- Learta publikon foto nga Dubai, veshja e saj me miniq merr gjithë vëmendjen
- Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar
- Krenar Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?
- Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit