Takime bilaterale të Ministrit të Kulturës Asaf Ademi në Stamboll: Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer kulturor me Turqinë, Malin e Zi dhe Slloveninë

Takime bilaterale të Ministrit të Kulturës Asaf Ademi në Stamboll: Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer kulturor me Turqinë, Malin e Zi dhe Slloveninë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot, në kuadër të Konferencës së Tretë për Turizëm dhe Kulturën, që mbahet në Stamboll, Turqi, realizoi takime bilaterale me kolegët e tij nga rajoni, mes të cilëve edhe me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoj, me ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, si dhe me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës të Sllovenisë, Jans Shkoberne.

Në takimin me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ministri Ademi shprehu falënderim për mikpritjen e ngrohtë dhe e uroi për organizimin e shkëlqyer të Konferencës së Tretë për Turizëm dhe Kulturë, në të cilën u ndanë përvoja të rëndësishme nga vendet pjesëmarrëse nga sfera e kulturës dhe lidhjes së saj me turizmin.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga raportet e deritanishme mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, që i karakterizon fryma e miqësisë dhe traditës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të të dyja palëve për avancimin e tyre. Në këtë drejtim, të dy ministrat e Kulturës u pajtuan se nga të dyja palët ekziston gatishmëri serioze për realizimin e shumë projekteve tjera, që do ta intensifikonin bashkëpunimin në sferën e kulturës.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur bindjen se së shpejti do të nënshkruhet edhe Programi i ri i bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Kulturës të të dyja vendeve, ndërsa kanë trajtuar edhe çështjet aktuale që kanë të bëjnë me qendrat kulturore në të dyja shtetet, si dhe kanë biseduar edhe për aktivitetet që ndërlidhen me hapjen e tyre.

U theksua edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, me mbështetjen e së cilës u realizuan një numër i madh projektesh. Mes projekteve tjera, u përmendën edhe prezantimi i rregullt i Republikës së Maqedonisë në Panairin e Librit në Stamboll, përkthimi i veprave nga disa autorëve të rëndësishëm në gjuhën turke nëpërmjet Konkursit për financim të përkthimeve të veprave reprezentative dhe cilësore të letërsisë maqedonase në gjuhë të huaja, që i realizon Ministria e Kulturës, si dhe projekte tjera nga veprimtaritë e sferës së kulturës.

Ministri Ademi, në fund duke u falënderuar për mikpritjen, e ftoi kolegun e tij turk për vizitë në Republikën e Maqedonisë, vitin e ardhshëm, në Konferencën e 5-të jubilare për dialog mes religjioneve dhe civilizimeve.

Ministri i Kulturës Ademi, në kuadër të qëndrimit të tij në Stamboll, realizoi takim pune edhe me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, ku u shpreh gatishmëria që në periudhën e ardhshme të intensifikohet bashkëpunimi dhe këmbimi i projekteve në të dyja shtetet.

Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi deri më tani kanë realizuar bashkëpunim të suksesshëm në fushën e kulturës, në të gjitha veprimtaritë kulturore, ndërsa është i madh edhe numri i artistëve nga Maqedonia që janë prezantuar me sukses në këtë shtet. Të dy bashkëbiseduesit kanë nënvizuar se të dyja shtetet realizojnë bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në kuadër të organizatave eminente ndërkombëtare, siç janë: Forumi për kulturat sllave, Këshilli i Ministrave nga Evropa Juglindore, UNESKO. U theksua edhe bashkëpunimi që kultivohet në kuadër të Rrjetit ndërkombëtar “Traduki”, programi i Bashkimit Evropian “Evropa Kreative” ndërsa u diskutua edhe rreth Marrëveshjes për bashkëpunim me kalendar aktivitetesh në vitin 2019.

U theksua se nënshkrimi i Programit të Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi mundëson intensifikimin e bashkëpunimit midis institucioneve në fushën e kulturës.

Ministri i Kulturës Ademi, në kuadër të Konferencës së Stambollit zhvilloi takim bilateral edhe me sekretarin shtetëror të Ministrinë së Kulturës të Sllovenisë, Jans Shkoberne. Në takim, Ministri i Kulturës Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera kulturore dhe ky shtet është mik dhe përkrahës i madh i proceseve të integrimit evropian, për të cilin Ademi theksoi se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për shkëmbim më intensiv të programeve kulturore midis institucioneve në të dyja vendet, si dhe për bashkëpunim më intensiv midis Orkestrave të Filarmonive Nacionale të Maqedonisë dhe Sllovenisë, duke nënshkruar marrëveshje bilaterale që do të mundësonin koncerte të përbashkëta, shkëmbimin e dirigjentëve, artistëve etj.

Në këtë takim u theksua edhe rëndësia nga bashkëpunimi midis dyja vendeve në planin multilateral dhe se përveç bashkëpunimit në kuadër të Forumit për kulturat sllave, në Këshillin e Ministrave të Evropës Juglindore, realizohen edhe projekte të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me UNESCO.

Në drejtim të prezantimit më dinjitoz të kulturës maqedonase në Slloveni, në takim u bisedua edhe rreth mundësisë për themelimin e Qendrës Kulturore-Informative në këtë shtet.

Në periudhën e ardhshme pritet të nënshkruhet edhe dokumenti i ri bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë që do të jetë kornizë juridike për bashkëpunim ndërmjet institucioneve në të dyja shtetet.