Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në margjinat e “Dialogut strategjik për Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga Forumi ekonomik botëror në Gjenevë, sot u takua me shefin e diplomacisë spanjolle Zhozep Borel, i cili është nominuar për funksionin Përfaqësues i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit të Francës, Emanuel Makron.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin me ministrin spanjoll dhe përfaqësues i lartë i ardhshëm i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Borel, janë këmbyer mendime për disa tema, me theks të pritjeve për korrnizën kohore për ratifikimin e protokollit inkuadrues të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Spanjë, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit, aspiratat e BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe hapat e ardhshëm pas Këshillit evropian të tetorit.
Me ç’rast shtohet në kumtesë, bëhet fjalë edhe për pasojat e rrjedhës së Samitit për vendin dhe rajonin, zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve në kontekst rajonal, si dhe për prioritetet në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së.
“Ministri Dimitrov duke i dëshiruar Borelit sukses në kryerjen e funksionit të ardhshëm të rëndësishëm, shfaqi shpresë se gjatë mandatit të tij do të vjen te lëvizja thelbësore dhe meritore e vendeve nga rajoni drejt BE-së, duke theksuar se “Ballkani perëndimor evropian është interes i përbashkët strategjik i BE-së dhe rajonit tonë”, qëndron në kumtesë.
Me këshilltarin e presidentit Makron, Kleman Bon, ministri Dimitrov, siç potencohet në kumtesë, kishte bisedë të hapur për atë se si të mundësohet fitore e përbashkët dhe sukses përmes adresimit të shqetësimeve të Francës, Bashkimit Evropian, Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. .