Alsat-M 2019-09-12T15:37:18+02:00
Për takimin e fundit të liderëve mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit që zgjati deri në orën 3 pas mesnatës, analisti Arsovski thotë se bëhet fjalë për mospasje të konsideratës për orarin e punës së mediave. Në këto raste, Arsovski thotë se duhet të ketë konferencë për rrjedhën e takimit.
Njëjtë sikur edhe deri më tani, në kushte krize, mediat ngecin deri në orët e vona për shkak të mungesës së kurtuazisë profesionale të politikanëve. Politikanët shpesh mendojnë se puna e tyre është më e rëndësishmja në botë dhe se bisedimet e tyre do ta lëvizin shtetin. Për këtë, ndodh shpesh që të kenë raport të tillë ndaj mediave, se është normale ata të presin për çfarë do të merren vesh elitat politike. Konsiderojnë që koha e mediave nuk është edhe aq e rëndësishme…”- theksoi Petar Arsovski- analist politik
Alsat pyeti Qeverinë a mundet që këto takime të bëhen gjatë ditës së punës. Prej atje u përgjigjën se Zaev dhe Mickoski takimin e kanë mbajtur si liderë partiak. Kurse Zaev dhe Mickoski pasi në takim ngelën deri në orët e hershme, kërkuan falje. Shtuan se kanë pasur kuptim për faktin që mediat janë larguar nga takimi në orën 2 e 30 minuta, gjysmë ore para mbarimit.
Më vjen keq që mbaruam në orën 3 dhe nuk arritëm marrëveshje”.- u shpreh Zoran Zaev- kryeministër
Ju lutem edhe njëherë pranoni faljen time, por edhe të VMRO DPMNE-së për këtë sjellje. Do të tentojmë që këtë mos ta përsëritim në të ardhmen”- potencoi
Hristijan Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së
Por, nuk është hera e parë që mediat t’i presin politikanët nga takimet e liderëve deri në orët e vona të natës. Netët më të gjata mediat i përjetuan gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës. Njëri prej takimeve filloi më orën 17 kurse mbaroi në orën 5 të mëngjesit.
Vesna Velkova
Loading…