Alsat 2019-10-20T17:21:16+02:00
Liderët e partive politike në vend, tashmë kanë filluar të mblidhen në vilën Vodno pas takimit të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski, pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Në takim për momentin kanë arritur edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi .
Në takim tashmë janë mbledhur edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, kreu i integristëve, Ali Ahmeti ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe nga partia Alternativa, Afrim Gashi.
Në takim pos dështimit për datën, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeminsitri Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.
Loading…