Alsat 2019-07-16T15:44:09+02:00
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski nuk shef arsye për të marr pjesë në takimin e liderëve, të thirrur nga kryeministri Zaev për ditën e premte. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, Ligjin për Prokurorinë Publike, Regjistrimin e Popullsisë dhe Kodin Zgjedhor diskutohet me muaj mes grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës, por pa progres.
Nuk e shoh nevojën e prezencës time në takim në të cilin do të diskutohet për gjithçka, me qëllim krijimin e alibisë dhe nuk do të diskutohet për atë që i nevojitet më së shumti Maqedonisë, data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si të takohemi kur kemi qëndrime krejtësisht të kundërta- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski këmbëngul se zgjidhje e vetme e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të 2020.
Në tetor të 2020 janë zgjedhjet normale, por dua të them qëndrimin tim të cilin akoma nuk e kam hapur në organet e partisë. Muaji prill, tingëllon me simpati- shtoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
BDI e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen për takimin e të premtes paralajmëron se do të kërkojë që mes liderëve të bisedohet edhe për vettingun.
BDI do të kërkojë që iniciativa për vetting të fillojë të realizohet. Konsiderojmë se ai mekanizëm është i patjetërsueshëm nëse duam që besimin e qytetarëve dhe të BE-së ta kthejmë në institucionet. Do të kërkojmë gjithashtu plotësimin e të gjitha çështjeve që na mundësojnë hapjen e datës për bisedime me BE-në- tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Ndërkohë momentet e reja në PSP nuk kanë ndryshuar qëndrimet e LSDM-së, kreu i së cilës ditë më parë në cilësinë e nikoqirit të takimit të liderëve, kumtoi se mes liderëve do të bisedohet për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, Regjistrimin e Popullsisë dhe Kodin Zgjedhor. Zaev shtoi se subjektet pjesëmarrëse mund të propozojnë pika shtesë për të cilat dëshirojnë të diskutojnë.
Adrian Kerimi
Loading…