Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Xhang Xuo.
Në takim, Ismaili dhe Xuo u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve në fushën e kulturës. Ministri Ismaili falënderoi për mbështetjen kulturore të ofruar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës dhe u shpreh i bindur se partneriteti maqedonas-kinez do të vazhdojë të intensifikohet. Ai e informoi ambasadorin edhe për Forumin e Katërt të mbajtur së fundmi për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Koordinuese për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, e cila u mbajt në fund të muajit të kaluar në Shkup.
Ambasadori Xuo u shpreh i kënaqur që vjen në një vend miqësor që vitin e kaluar e shënoi 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Ai shtoi se kultura kineze është dukshëm e pranishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe shumë aktivitete kulturore po prezantohen gjithashtu në RP të Kinës.
Përndryshe, në kontekst të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, në takim u bë fjalë edhe për iniciativën për të vendosur qendra kulturore në të dyja vendet miqësore.
Në fund, ministri Ismaili i uroi ambasadorit të ri Xuo një mision të suksesshëm diplomatik dhe u shpreh se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojnë të përforcohen dhe do të thellohen me një theks edhe më të madh.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Kultivuan katër sera me kanabis në Berat, bien në pranga 6 organizatorët, 3 në kërkim, SPAK identifikon grupin kriminal dhe tregon rolin e secilit prej tyre
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale