Takimi Mustafa – Ahmeti për rrëzimin e Qeverisë, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave

Takimi Mustafa – Ahmeti për rrëzimin e Qeverisë, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave

Dy krerët e partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Shpend Ahmeti (PSD), pritet të takohen gjatë kësaj jave, për të diskutuar rreth ngritjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Nuk ka pasur takim. Gjatë kësaj jave është folur që do të ndodhë takimi”, tha ajo.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar, kryetari i LDK-së Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se do të nisin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, dhe se ai do të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin për të ndërmarrë veprime të përbashkëta për rrëzimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu:

Takimin me Albin Kurtin, Mustafa e ka zhvilluar në javën e kaluar, ku pas takimit ata janë janë deklaruar se kanë pajtueshmëri që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë./Telegrafi/

TAGS