4 March 2018 / 22:15
Zhvillimet politike në vend, përfshi negociatat rreth çështjes së emrit, kthimit eventual të opozitës në Kuvend, KSHZ-ja dhe propozim ligji për përdorimin e gjuhëve ishin në fokusin e takimit të sotëm.
Lideri opozitar Hristijan Mickoski pas takimit në deklaratën e tij për media la mundësin për të kuptuar se kthimi i opozitës në Kuvend mund të ndodh së shpejti. Ndërkohë që bëri të ditur se është arritur marrëveshje që në të ardhmen kreu i KSHZ-së ti takoj opozitës, derisa shumica e anëtarëve pozitës.
Derisa kryeministri Zoran Zaev, në deklaratën e tij u ndal në Ligjin për përdorimin e gjuhëve me theks të veçantë amendamentet e VMRO-së shqyrtimi i të cilave sipas tij do të bllokonte punën e Kuvendit, ndërkohë që ishte i prerë se vendi duhet të hapëroj para dhe nuk ka kohë për pritje.