8 Janar 2019 / 16:24
Delegacioni shtetëror i Kosovës ka paraqitur sot në Bruksel rezolutën dhe ligjin për dialogun. Sipas tyre, BE ka shprehur qëndrimin se nuk përkrah shtete etnikisht të pastra në rajon. Ndërkaq Shpend Ahmeti ka thënë se gatishmëria e Kosovës për të dialoguar, nuk duhet të keqkuptohet me gatishmëri për të diskutuar gjëra që nuk ja vlejnë. E kërkuar nga BE, heqja e taksave ndaj Serbisë nuk do të ndodh deri në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse thotë Ahmeti.
U ngrit edhe çështja e taksës pashmangshëm, duke potencuar edhe njëherë qëndrimin e Republikës së Serbisë se nuk mund të ketë takime pa u hequr taksa, por edhe ne e bënë të qartë të gjitha politikat obstruksioniste që i ka ndërmarrë Serbia” – theksoi – Shpend Ahmeti – Negociator
Kurse Limaj u shpreh se duhet ditur epilogu i dialogut. Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar angazhim shtesë për liberalizimin e vizave.
Jemi këtu me mandat të kushtetues dhe parlamentit të Kosovës, delegacioni shtetëror është me mandat kushtetutes dhe parlamentit dhe mandatit që ja ka dhënë parlamenti i Kosovës, dhe gjithashtu ne do të diskutojnë edhe debatojmë dhe do të vijmë te dialogu për të gjetur zgjidhje” – tha – Fatmir Limaj – Negociator
Nga ana tjetër shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini vlerësoi praninë e delegacionit kosovarë në Bruksel si sinjal të prioriteteve që autoritetet e Kosovës i japin procesit të normalizimit, i cili është një kusht i domosdoshëm për rrugën e mëtejshme të Kosovës drejt BE-së, por gjithashtu si nevojë për punë të përbashkët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në deklaratë për media, Mogerini tha se takimi i sotëm me anëtarët e ekipit të sapokrijuar të Prishtinës ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet mbi dialogun. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që kundërshton ekipin negociator në bisedimet me Serbinë. Nga kjo parti kanë deklaruar se janë për dialog, por duke nënvizuar se janë për një dialog ku Serbia e njeh Kosovën të pavarur e jo ku Serbia vendos mbi shtetësinë e Kosovës.
Besian Leka
Loading…