Talenti i Dortmund hedh poshtë mundësinë për kalimin tek Bayern

Talenti i Dortmund hedh poshtë mundësinë për kalimin tek Bayern

Borussia Dortmund është një prej skuadrave që ka ‘ushqyer’ me lojtarë Bayern Munich.

Lojtarët premtues si Mario Gotze, Robert Lewandowski e Mats Hummels kaluan nga skuadra ‘verdh e zi’ drejt bavarezëve.

Mirëpo, një lojtar që po shkëlqen me të rinjtë e Dortmund, Youssoufa Moukoko, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për transferimin tek rivalët e Bundesligës.

Talenti i madh 14 vjeçar ka insistuar se është i lumtur me skuadrën e tij dhe ka thënë se nuk planifikon largimin.

“Unë ndihem shumë mirë tek Borussia Dortmund dhe po shënoj gola me Dortmund” ka thënë Moukoko, transmeton lajmi.net.

14 vjeçari ka kontribuuar në 36 gola dhe ka shtuar shtatë asistime në 21 paraqitje për skuadrën e U-17, duke realizuar gol çdo 45 minuta.

Ai për herë të parë depërtoi në skuadrën e U-17 kur kishte vetëm 12 vjet.

Mediet në Gjermani raportojnë se Bayern Munich ka shfaqur interesim për afrimin e të riut në Allian Arena, por përgjigja e këtij të fundit duket se shuan shpresat e kampionëve. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS