”Talenti nuk është i mjaftueshëm”, Ronaldo tregon sekretin e suksesit

”Talenti nuk është i mjaftueshëm”, Ronaldo tregon sekretin e suksesit
19:06 | 18 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo do të mbahet mend përgjithmonë si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

34-vjeçari ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke dalë jashtë çdo parashikimi, me një formë të jashtëzakonshme.

Dhe fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë këmbëngul se ka dashur shumë më tepër sesa thjesht talent për të arritur në kulmin e futbollit botëror, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se forca ime më e madhe është mendja. Talenti nuk është më i mjaftueshëm”, tha Cristiano për ITV.

“Mund të zgjohem, të luaj me fëmijët, por duhet të shkoj në palestër për 30-40 minuta, ky është ndryshimi. Kjo është arsyeja pse unë jam 34 vjeç, por dukem 28 vjeç”, u shpreh ai. /Lajmi.net/ 

TAGS