“Tanku”, Gruevski: Zaev bashkëpunon me gjykatësen për të më dënuar (VIDEO)

“Tanku”, Gruevski: Zaev bashkëpunon me gjykatësen për të më dënuar (VIDEO)

Nikolla Gruevski dyshon se kryeministri Zoran Zaev është marrë vesh me gjykatësen Dobrilla Kacarska që me çdo kusht ta dënojë atë për Mercedesin 600 mijë eurosh, ndërsa Zaevi të lirohet nga të gjithë akuzat. Në një deklaratë pas gjykimi për rastin “Tanku” i cili është pak para verdiktit, Gruevski tha se në këmbim për verdikt që i shkon për shtati Zaevit, do të bëhet avancimi i gjykatëses në karrierë.