Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të gjykohet veçmas në rastin “Tanku” që ka të bëjë me furnizimin e Mercedesit luksoz. Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotme të këtij rasti, ndërsa mbrojtja e saj e justifikoi mungesën me vërtetim të mjekut për shtatzëni të rrezikshme.
Pas shqyrtimit të vërtetimit mjekësor nga ana PSP-së, prokurorët special kërkuan ndarrje të procedurës për Jankullovskën, gjegjësisht të gjykohet veçmas, ndërsa gjykata e ka miratuar kërkesën e tyre.