7 March 2018 / 14:03
Derisa të përfundojë procesi gjyqësor për blerjen e “mercedesit” nga qeveria paraprake, ai do të mbetet në garazhet e Shërbimit Qeveritar për Çështje të Përgjithshme, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Qeveria në seancën e mbrëmshme vendosi ta pezullojë shitjen e “mercedesit” në vlerë prej 600 000 eurove, me qëllim që të sigurohet se askush nuk do ta shfrytëzojë këtë procedurë dhe të shmanget përgjegjësia në procesin gjyqësor ku ky automjet është dëshmi materiale.
“Mercedesi është në gjendje të mirë, është bërë gjithashtu ekspertiza dhe ndodhet në deponë e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Do të shohim në periudhën e ardhshme si dhe nëse do të vihet në funksion”, deklaroi sot Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.