28 Janar 2019 / 10:20
Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u paraqit e vetme në Gjykatën e Apelit ku duhej të mbahej seancë publike rreth ankesës së saj lidhur me dënimin prej 6 vjetëve të cilin e morri për lëndën Tanku të PSP-së. Për shkak të mungesës së avokatëve të saj, seanca u shty për më 25 shkurt.
Avokati Boro Tasevski nuk morri pjesë në seancë për arsyer private derisa avokatja Sanja Aleksiq nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.
Loading…