“Tanku”, shtyhet për më 29 gusht gjyqi ndaj Jankulloskës

Gjykatësja e Gjykatës Penale në Shkup, Dobrilla Kacarska anuloi seancën e sotme gjyqësore kundër Gordana Jankulloskës, e cila po gjykohet veçmas në lëndën “Tanku”.

Avokatja e Jankulloskës, Sanja Aleksiq në gjykatë dorëzoi dokumentacione mjekësore, pasi ish-ministrja e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme është bërë nënë, duke sjellë në jetë një djalë dhe për këtë arsye ndodhet në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni. Seanca e radhës kundër Jankulloskës është caktuar pas pushimit të gjykatësve më 29 gusht.

Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg.

TAGS