“Target-Fortesa”, Mijallkovi pyeti personalisht informatorin

“Target-Fortesa”, Mijallkovi pyeti personalisht informatorin

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov sot në sallën e gjyqit e mori në pyetje informatorin Zvonko Kostovski, i cili i nxori “bombat” nga policia sekrete dhe është dëshmitar kryesor i Prokurorisë Speciale Publike në rastin “Target-Fortesa”.

Me pyetje të përgatitura paraprakisht të shkruara në disa fletë, Mijallkov u përpoq ta diskreditonte dëshminë e Kostovskit.  Ai e pyeti nëse kishte parë ose dëgjuar për kërkesën e drejtorit të DSK-së, që ti ndjekë  komunikimet e një personi të caktuar, për të cilën Kostovski u përgjigj se nuk i kujtohej. Mijallkov gjithashtu pyeti edhe për emrat e përdoruesve, që i kanë përdorë sistemet e përgjimit.

Emri i përdoruesit “dir “me të cilin është përdorur sistemi, a je i sigurt se është shkurtesë nga “drejtor”-tha Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së.

Unë jam i sigurt se “dir “do të thotë drejtor. Të gjitha emrat tjerë të përdoruesve ishin me iniciale të emrave personal”- pohoi Zvonko Kostovski, dëshmitar i PSP-së.

Kostovski aludoi në drejtorin e DSK-së, duke shpjeguar se shkurtesa “dir” nuk mund të jetë emër, sepse nuk ka dëgjuar dikë që të quhet “dir”. “Ndoshta është dikush që quhet Dirhan”, komentoi Mijalkov, pas së cilës pjesëmarrësit në sallën e gjyqit qeshën dhe ai vazhdoi.

A keni prova për pohimin tuaj? Zakonisht kur dëshmitarët dëshmojnë për diçka, thonë ja kam prova”- theksoi Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së.

Atmosfera e tillë  vazhdoi dhe Kostovski u përgjigj:

Po mos t’i shkatërronit provat materiale, do të kisha prova. Nuk është puna ime të mbledh dhe prezantoj dëshmi. Kjo është punë e prokurorisë”

Më parë, Kostovski iu përgjigj edhe pyetjeve të kryeshefes së akuzuar, Nadica Nikoliq. Ai dëshmoi se riprodhuesit e bisedave të përgjuara shpesh iu janë lajmëruar inspektorëve të DSK-së, dhe kishte edhe një rast kur riprodhuesi, në vend që inspektorit, i është lajmëruar objektivit të cilin e ka përgjuar. Informatori Zvonko Kostovski në këtë rast dëshmon për më shumë se dy muaj. Në seancën e sotme dëgjimore, Mijallkovi e mori në pyetje atë me orë të tëra.

Lënda e PSP-së, “Target-Fortesa” është për shkatërrimin e pajisjeve dhe përgjimin e paligjshëm masiv të DSK-së, dhe sipas aktakuzës janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. Ndër të pandehurit janë Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, dhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

ALSAT

Loading…

TAGS