15 May 2018 / 12:02
Fillimi i seancës dëgjimore kryesor për lëndën “Target-Fortesa” është shtyrë për më 19 qershor. Seanca u anulua për arsye se Gjykata Supreme greke për të dielën ka paralajmëruar se do të sjell vendim për kërkesën e ekstradimit të të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Prokurori Trajçe Pelivanov kërkoi procedura për ato të veçohet për shkak të rëndësisë së lëndës. Megjithatë tani për tani kërkesa u refuzua nga Gjykata me arsyetimin se duhet të pritet vendimi i gjykatës greke.
Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme.