Dje në zonën zgjedhore 3, bartësi i listës për këtë zonë dr.Bekim Tateshi bashkë me z.Arben Taravari dhe z. Admirim Aliu realizuan takim me banorët e fshatit Jabollçisht.
Me këtë rast, dr.Tateshi tha se 15 korriku do të jetë dita kur qytetarët vendosin vetë për vetën e tyre dhe ardhmërinë e vendit ku jetojnë.
”Ne atë ditë vendosim për atë a do të shkojmë përpara apo do të kthehemi pas, kjo krejt varet prej juve, ne duhet ta dimë se nuk jemi ushtri, nuk jemi armë, nuk jemi plumba. Plumba për neve janë vetëm votat tuaja, atë që ju do ta rrethoni më 15 korrik ato janë plumba me të cilat ju do të na jepni vullnet , do të na jepni forcë për të punuar” tha Tateshi.
Nga ana tjetër, Arben Taravari theksoi se dr.Bekim Tateshi zhvilloj një fushatë dinjitoze dhe i njëjti është në epërsi 3-1 me kundërkandidatin e BDI-së.
Doktor Bekim Tateshi theksoi se ndryshimi do të vij pikërisht nga Jabollçishti dhe fitorja do të jetë e koalicionit ASh-AAA.
“Buzëqeshjen dhe shkëlqimin do ta kthejmë në çdo pjesë ku ka shqiptarë sepse ata thonë se e kanë humbur përpara syve. Tash është koha!”, përfundoi ai.