Taulant Xhaka dhe Arbnora kurorëzojnë dashurinë, i japin fund beqarisë para ardhjes së bebit

Taulant Xhaka dhe Arbnora kurorëzojnë dashurinë,  i japin fund beqarisë para ardhjes së bebit

Futbollisti Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora tashmë janë zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti në fjalë janë duke pritur për t’u bërë prindër për herë të parë, teksa kanë hedhur hapin e rëndësishëm. “Zoti dhe Zonja Xhaka”; ka shkruar mesfushori i Basel krahas një postimi në Instagram, teksa dyshja shihet duke firmosur dokumentet e celebrimit. Arbnora ndodhet në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe në një moment të dytë, çifti mund të do të organizojë edhe ceremoninë e dasmës me familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.





TAGS