Te dashur qytetare te Komunes se Gostivarit aktiviste, mbeshtetes, miq e dashamire.
E nderuara familja e madhe e Alternativës.
Ndiej dashuri e obligim moral t’ju falenderoj qe qëndroni për një ndryshim të dinjitetshëm.
Qëndroj me ju e per ju, dhe mbetem i atille perhere e per jete.Sepse fortësia jonë është vullneti juaj.
-Sot ka shpresë sepse ditët e kaluara kishit guxim!
Sot dhe gjithmonë!-Ne gjithnjë do të qëndrojmë në shërbim të kauzës për të arritur aspiratat tona kombëtare.-Ditët tona po jetësohen me mirëqenien e juaj.
Është evidente suksesi jonë me qeverisjen transparente dhe pa korrupsion të dy ministrave respektivisht z.Asaf Ademi dhe z.Hysni Ismaili.
Do të qendrojmë me popullin dhe për popullin për të gjitha nevojat që tangojnë popullatën tone.
Nuk ka pykë që n’a çan!
Sepse ne nuk bëjmë kompromise me llogjikën.
Qeverisja jonë është e dinjitetshme prandaj është nder e pergjegjesi te prezantohen ndryshimet
e medha. Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili së bashku me kryetarin z.Afrim Gashu tek të cilë personifikohet loti dhe djersa e aktivisteve dhe gjithe qytetareve qe duan dhe besuan tek ndryshimi në kulturë.
Erdhi koha të dëgjoni zërin e shpirtit, thelle brenda vetes.
Erdhi koha të qëndrojme ballëhapur dhe krenar para jush.
Prandaj ejani aty ku përkisni.
Kryetar i partise Alternativa-Gostivar