Taylor Swift dhuron mijëra dollarë për ta ndihmuar një studente rreth shkollimit

Taylor Swift dhuron mijëra dollarë për ta ndihmuar një studente rreth shkollimit
9:31 | 14 Gusht 2019

Foto: Michael Buckner/Variety/Shutterstock

Taylor Swift i dërgoi një studentes 4 mijë dollarë për ta ndihmuar në shkollim.

Taylor Swift ka dërguar mijëra dollarë për ta ndihmuar një studente të paguante taksat e kolegjit, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Të hënën, Ayesha Khurram, nga Toronto, Kanada, ndau një fotografi në Instagram dhe një e-mail që e informonte për një transaksion rreth 4.800 dollarë nga Taylor Swift.

Aty ishte edhe një mbishkrim “Aysha, vazhdo të mësosht vajzë. Të dua! Taylor”.

Në Instagram, Khurram tregoi se në një postim ajo kishte treguar se po përpiqet të përballojë kostot e shkollimit, kurse dy orë më vonë ajo pranoi këtë email.

“Nuk kam fjalë dhe nuk po mund të nalem së qari”, ishin fjalët e studentes, e cila kishte kërkuar ndihmë përmes një postimi.

Në videot që i postoi në rrjete sociale, studentja gjithashtu falënderoi këngëtaren për ndihmën dhe bujarinë e saj.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtatrja 29-vjeçari ka ndihmuar fansat e saj financiarisht, ajo vitin e kaluar ndihmoi me 1.989 dollarë një tjetër studenti, pastaj edhe një fanse tjetër e kishte ndihmuar të blinte shtëpi dhe pajisje për fëmijë. /Lajmi.net/

TAGS