“Të dënuar e të akuzuar”, përplasen mes vete Hamza e Bislimi

“Të dënuar e të akuzuar”, përplasen mes vete Hamza e Bislimi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Besnik Bislimi janë përplasur mes vete duke ia numëruar njëri-tjetrit skandalet e qeverisjeve dhe problemet me ligjin.  

Bedri Hamza filloi duke i thënë Selimit se në qeverisjen e PDK’së ka pasur dështime, megjithatë edhe Vetëvendosje ka dështuar në qeverisjen lokale në Prishtinë.

“Kemi pasë deshtime brenda qeverisjes, megjithatë edhe ju keni dështu në qeverisjen e Prishtinës, si për shembull raporti i auditorit është shumë i keq, kontratat në vepër, mënyrë e qeverisjes, ekzekutimi i buxhetit etj”, numëroi Hamza.

Derisa Besnik Selimi iu kundërpërgjigj duke i thënë se ti je në parti me Xhabir Zharkun e Sami Lushtakun.

“Me thanë Blerand Stavileci i ka hije, mirëpo juve nuk iu hije me fol kshtu. Ti e ki në parti Xhabir Zharkun e Sami Lushtakun…”, tha Selimi.

Ndërsa Bedri Hamza i tha se ne kemi të akuzuar mirëpo ju keni të dënuar.

“Juve kur nuk nju konvenon ligji, nuk keni ligj hiç. Nëse ne kemi të akuzuar, ju në listën tuaj keni të dënuar duke filluar nga kryetari i partisë”, ka thënë Hamza.