Të gjitha statistikat e ndeshjes Kosovë – Bullgari

Të gjitha statistikat e ndeshjes Kosovë – Bullgari

“Dardanët” e nisën mbrëmë rrugëtimin drejt EURO 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përkundër që ndeshja përfundoi baras, statistikat dëshmojnë se Kosova e dominoi ndeshjen.

Mbrëmë, Kosova e priti Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, raporton Gazeta Express.

Fillimisht, bullgarët kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Vasil Bozhikov. Mirëpo, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli e barazoi rezultatin me një supergol.

“Dardanët” kishin shumë raste për ta shënuar golin e fitores në këtë ndeshje, mirëpo djelmoshat e Bernard Challandes nuk e arritën këtë qëllim. Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i pati katër raste të mira gjatë ndeshjes, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.

Të gjitha statistikat e ndeshjes Kosovë – Bullgari:

TAGS