Të gjithë klubet e Serie A e kanë ndarë mendjen, ja çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme

Të gjithë klubet e Serie A e kanë ndarë mendjen, ja çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme

Të përfundohet ky sezon futbollistik, i cili u ndërpre për shkak të Koronavirusit. Kështu kanë vendosur në mënyrë unanime të gjithë klubet e Serie A.





Liga e Serisë A ka zhvilluar ditën e sotme një video-konferencë, ku është paraqitur edhe një protokoll tjetër sigurie, që do t’i paraqitet Komitetit Shkencor të krijuar nga qeveria.

Duhet që palët të bien dakord për protokollin, në mënyrë që qeveria të japë ‘dritën jeshile’ për rifillimin e përgatitjeve. Gjithashtu, është diskutuar edhe për të drejtat televizive, duke ditur që pak ditë më parë disa TV, iu kërkuan klubeve zbritje të pagës që do merrnin ose vonesa, ku morën një refuzim të menjëhershëm.

TAGS