Të hënën mot me shi në Kosovë

Të hënën mot me shi në Kosovë

Fillimi i javës me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu. Në pjesën e dytë, rënie e temperaturave dhe shi.

Në ditët e para të javës një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, që mbi rajonin tonë do të sjellë kushte për mot të ndryshueshëm, dhe me reshje lokale shiu, ndërsa masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare.
Ditën e mërkurë pritet të mbajë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell.

Në pjesën e dytë të javës, masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat dhe të kushtëzojnë mot kryesisht të vranët dhe me shi.

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku që do të depërtojë deri mbi brigjet e Afrikës veriore, do të shtyjë në lëvizje rryma ajrore, që nga shkretëtirat e Saharasë do të sjellin mbi rajonin tonë koncentrim më të lartë të pluhurit, prandaj ditën e hënë dhe të martë, mund të ketë rritje të grimcave të pluhurit në atmosferë.

26.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi.
27.05 – Paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
28.05 – Kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore, mundësi për riga lokale shiu.
29.05-30.05 – Të enjten paradite kryesisht me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Ditën e premte, mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 12C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 23C. Ditën e premte, pritet të zbresin deri në 15C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht i fuqishëm nga juglindja dhe jugperëndimi 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por nga dita e enjte do të shënojë rritje mbi vlera normale.

TAGS