23 March 2018 / 16:50
Kajsia, kumbulla, bajamet, pjeshkat të cilat në këtë periudhë të vitit kanë lulëzuar, do ta mbijetojnë këtë të ftohtë që përfshiu vendin. Këto fruta janë të qëndrueshme deri në temperatura minus pesë gradë. Agrometeorologët thonë se plantacionet nuk do të shkatërrohen nga dëbora dhe temperaturat e ulëta. Është e mundur të ketë rendimente më të vogla, por me cilësi më të lartë. I ftohti do të fillojë të zbutet të dielën.
Në këtë periudhë mendoj se kjo situatë nuk është shumë e dëshirueshme, por situata sinoptike është paksa e ndryshme, sepse ne kemi temperatura të larta gjatë gjithë këtyre ditëve, që do të thotë qëndrueshmëria e këtyre frutave në këto faza të zhvillimit, diku minus dy deri në minus tre gradë. Jo se temperaturat e tilla nuk do të shkaktojnë ndonjë dëm, por vëzhgimet dhe përvojat e mia të mëparshme më tregojnë se do të ketë ulje të prodhimit, që do të thotë se do të ketë më pak rendiment, por do të jenë me cilësi më të lartë – dekalroi Angelko Angeloski, DHRM.
Agrometeorologët megjithatë rekomandojnë që fermerët t’i ndërmarrin masat e nevojshme agroteknike. Parashikimet janë që gjatë javës së ardhshme, temperaturat të rriten dhe dëbora të shkrihet. Të mërkurën do të jetë 15 gradë kurse deri në fund të javës së ardhshme temperaturat do të arrijnë 20 gradë. Vitin e kaluar, vala ekstreme e të ftohtit në prill ishte më e vështirë për vreshtarët, duke i lënë vreshtat plotësisht të shkatërruara. Mollët dhe arrat gjithashtu u ngrinë.
Aleksandra Spasevska